Javascript must be enabled to continue!
Gazeta

Shkruani email tuaj për tu abonuar në gazetën tonë:



              
Permbledhje

Projekti TRACE mbështet autoritetet publike në Evropën Juglindore, në të gjitha nivelet administrative (kombëtare, rajonale, lokale) për të zbatuar strategjinë e energjisë të BE-së 2020, duke lehtësuar shkëmbimin e ideve, njohurive dhe politikave për reduktimin kërkesës për energji në ndërtesa. Në këtë mënyrë, ndërtesat do të bëhen më efikase nga pikpamja e energjisë , duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve të BE-së.

Ndërtesat konsumojnë pothuajse gjysmën e totalit të energjisë që BE përdor për të mbuluar nevojat e veta (rreth 40 % e konsumit total të energjisë dhe emetimet e CO2 ). Sipas strategjisë së energjisë së BE-së 2020, ndërtesa duhet të arrijnë 20 % rritje të efektshmërisë së energjisë deri në vitin 2020 . Për këtë arsye,Bashkimi Evropian ka rishikuar legjislacionin e saj në drejtim të këtij objektivi duke publikuar EPBD të rishikuar (Direktiva 2010/31/EU ) më 19 maj 2010 (http://www.eceee.org/buildings/EPBD_Recast).

Autoritetet kombëtare , rajonale dhe lokale publike duhet të vënë bëjnë më shumëm përpjekje në mënyrë që të zbatojnë EPBD e rishikuar dhe në të njëjtën kohë të zhvillojnë politika dhe mekanizma për të bërë ndërtesat më të efektshme. TRACE lehtëson transferimin e know-how (njohurive praktike), shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet administratave dhe aktorëve të tjerë të interesuar dhe krijon një partneritet ndërkombëtar që do të sigurojë zbatimin efektiv të veprimeve të përbashkëta .

Objektivat kryesore të projektit TRACE:

Mbledhja dhe analiza e praktikave më të mira në lidhje me efikasitetin e energjisë në ndërtesa

Merr pjesë në zhvillimin e njohurive të burimeve

Shkëmbimi i praktikave më të mira

Ngritja e kapaciteteve të drejtuesve dhe administratës territoriale

Zhvillimin dhe rekomandimin e politikave

Ngritja e strukturave që do të identifikojnë dhe të iniciojë investime të efiçiencës së energjisë

Ngritja e vetëdijes tek popullsia dhe aktorët kyç

TRACE Paketat e Punës

TRACE Paketat e Punës - Informacion

Paketa

Titulli

Afati

Partneri Pergjegjes

1

Projekti Transnacional dhe Menaxhimi Financiar

1/11/2012 – 31/10/2014

LP - Piraeus

2

Aktivitetet e komunikimit

1/11/2012 – 31/10/2014

IPA-I PP3 - EEC

3

Transferimi i njohurive ndërmjet administratave lokale në Evropën Juglindore për efiçencën e energjisë në ndërtesa

1/02/2013 – 1/05/2014

ERDF PP8 - Perugia

4

Ngritja e kapaciteteve të administratave territoriale në Evropën Juglindore

1/01/2014 – 31/10/2014

ERDF PP5 – KDZ

5

Ngritja e strategjive të përbashkëta dhe zbatimin e veprimeve pilote për efiçiencën e energjisë në ndërtesat në Evropën Juglindore

1/09/2013 – 31/10/2014

IPA-I PP2 – Zagreb



The TRACE project is being co-funded under Priority Axis 2 - Protection and Improvement of the Environment of the South East Europe Programme, achieving the corresponding objectives through the Area of Intervention (AoI) 2.4 - Promote energy and resources efficiency.

southeast-europe european-union

Countries